Pas djegies së veturës së gruas së ministrit Memli Krasniqi, është djegur edhe një veturë, pronë e një zyrtari qeveritar. Kësaj radhe, është djegur vetura e gruas së këshilltarit të kryeministrit, Bajram Gecaj.
Burime të Telegrafit bëjnë me dije se vetura e gruas së këshilltarit Gecaj është djegur sot në mesditë.
Ndryshe, kjo është vetura e dytë e djegur brenda 24 orëve të familjarëve të zyrtarëve shtetëror.