Lajmet e fundit

Digjet një kamion në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Një kamion ka marrë flakë në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për informim në Policinë e Kosovës.

Ahmeti tha se Policia ka pranuar informatën në orën 13:30, e kamioni ka marrë flakë gjatë momentit sa ka qenë në lëvizje.

Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke intervenuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.