Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë nga zjarri, pas orës 1 të mëngjesit të ditës së diel.
Ajo ishte e parkuar në afërsi të “Soliterit 1”, në lagjen Ulpiana të kryeqytetit. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të ndaluar zjarrin që e kishte përfshirë veturën.
Hetuesit policorë në vendin e ngjarjes i kanë thënë KTV-së se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
“Vetëvendosje” ka mohuar djegien e makinave zyrtareve ditëve të fundit, për të cilën është akuzuar nga pushteti.
Djegia e kësaj veture të Policisë vjen vetëm pak orë pasi që ajo e arrestoi Nol Nushin, njërin prej aktivistëve të kësaj partie politike.