Mbrëmë në mesnatë është djegur një veturë zyrtare në parkingun e Komunës së Mitrovicës, e cila siç shihet në foto është përfshirë nga zjarri.
Një lexues i Veriu.info ka treguar se vetura kishte targa 3Z 191 02, por nuk dihet cilit institucion i përket, pasi që aty veturat i parkon edhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Deri më tash nuk dihet se kush ia ka vënë zjarri veturës.
Ditëve të fundit janë djegur disa vetura zyrtare në të gjitha qendrat e Kosovës, autorët e të cilave veprime nuk janë zbuluar.