Lajmet e fundit

Digjet vetura e drejtorit të spitalit të Graçanicës

Persona të panjohur kanë djegur veturën dhe i kanë lënë një porosi kërcënuese në hyrje të derës drejtorit të spitalit të Graçanicës Nebosjha Millovanoviq.

“Diku rreth mesnatës kam dëgjuar dy shpërthime në oborrin tim. Kur kam dalë kam parë se si po digjet vetura ime dhe jam kthyer ta fikë zjarrin, por në derën e hyrjes kam gjetur porosinë kërcënuese pas së cilës jam i sigurt që qëndron politika”, i ka thënë Millovanoviq agjencisë së lajmeve Tanjug.

Millovanoviq jeton në Gushterisë të Poshtme dhe siq thotë ky incident nuk do ta detyrojë që të tërhiqet.

Kryetari i komunës së Gracanicës Vlladeta Kostiq ka thënë se do të bëjë çdo gjë që me mundësitë e tij që sulmi në përfaqësuesit politik të komunës së Graçanicës të zbardhen sa më parë.

“Ky është sulmi i tretë në zyrtarët e lartë të komunës së Graçanicës. Komuna do të ndërmarr të gjitha masat. Nuk jemi të kënaqur se si policia ka reaguar në dy rastet e fundit dhe kësaj radhe besoj që hetimit do të ketë sukses”, ka thënë Kostiq.

Ai ka shtuar se në Gushtericë të Poshtme këto ngjarje shkaktojnë frikë, veçanërisht tek te punësuarit në komunën e Gracanicës, sepse siq ka thënë edhe atyre mund t’u ndodhë e njëjta.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.