Lajmet e fundit

Digjet vetura e Ismet Beqirit

digjet vetura1Vetura e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, është djegur krejtësisht sot në orët e para të mëngjesit.
Vetura e tipit Passat ka qenë e parkuar para banesës së Beqirit në Prishtinë. Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin dhe për të kryer hetime.
Lajmin e ka konfirmuar vetë shefi i GP-së të LDK-së, Ismet Beqiri.
“Po sot rreth orës 04:30 të mëngjesit më është djegur vetura e cila është përdorur për nevojat e Grupit Parlamentar të LDK-së. Jam njoftuar nga fqinjët se është duke mu djegur vetura dhe kur kam dalë jashtë e kam parë duke u djegur”, ka thënë Beqiri, transmeton televizioni publik.
Beqiri këtë akt e ka cilësuar si kriminal dhe ka kërkuar nga organet e hetuesisë që ta zbardhin sa më parë rastin.
Ai ka theksuar se sipas organeve të hetuesisë po dyshohet se vetura i është djegur me koktej molotovi.digjet vetura
Beqiri ka thënë se këto banda kriminale duhet ndaluar sa më parë pasi që kështu po rrezikohet siguria e qytetarëve.
Veturat deri tash i janë djegur, Familjes së ministrit Memli Krasniqi, zëvendësministrit, Bajram Gecaj dhe është tentuar ti digjet, shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.