Lajmet e fundit

Diktatura e Proletariatit e Qeverise se Kosovës Shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme ne Universitetin e Prishtinës

Diktatura e Proletariatit  e  Qeverise se Kosovës Shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme ne  Universitetin e Prishtinës  “ Hasan  Prishtina “

Qeveria  shkel ligjin. Shpall zgjedhjet ne  universitet. Ministri shkarkon institucionet autonome te Universitetit. Shkakton  kryetaren e Këshillit  Drejtues se nuk e dëgjoi ne ditën kritike te votimit. Sepse për muaj te tere  siç e dëshmojnë dhe letrat e komunikimit  ministër – rektor, ministri e ka përgatit Këshillin Drejtues me  marre vendim me  sharku  rektorin. Ne ditët kritike pas trusnisë  se miqve Ndërkombëtare Ambasadës Amerikane,  Ambasadës Gjermane dhe përfaqësuesit  Evropian e ndërron qasjen ministri. Ne këtë kontest për te ndare përgjegjësin  e veprimit  “ cilësor “ te mësimdhënies shkon ne qeveri te kryeministri me  komplet Këshillin drejtues për te gjete zgjedhjen politike mos ta ngucin  “ mikun” e  tij  rektorin.

Po Këshilli  Drejtues i mbushur nga inatet e ministrit dhe  disa  gabime te rektorit merre vendim me  shkarkim te rektorit, qe është një gjë ne këto rrethana engjëllorë te ministrit e pritshme.

Me këtë  e arritën  te thyejmë  institucionet autonome te Universitetit duke  shkel ligjin  dhe statutin. Sepse zgjedhjet i  shpall universiteti e jo qeveria apo ministri. Me këtë ministri ka  bere shkelje te ligjit.

Ne universitet  çfarëdo  zgjedhje te shpall ministri i Arsimit ajo janë  jo te ligjshme. Sepse për te krijuar stabilitet ne universitet dhe ne arsimin universitar duhet te  filloj  shkarkimi nga ministri i cili është  me te dy këmbët i përfshir ne këto lojna politike te rektorati.

Kam besuar se do te jete një ministër qe e do arsimin  dhe për te arritur ngritjen e cilësisë  ne arsim te paktën neve ne komision na ka  thënë kështu dhe ne seancat plenare te Kuvendit te Kosovës.

Arsimi universitar pra se ti mbaj zgjedhjet  duhet te respektohet autonomia e Universitetit dhe  duhet te largohen  patrit politike nga Universiteti. Ne te kundërtën ne Kosove nuk ka  dije as cilësi ne arsim, këtë e kane  treguar sa e sa here miqtë tanë Ndërkombëtar se ne Kosove ka  enorm student me  diploma a me mungese te dijes  cilësore. Pra  zgjedhjet dhe shkarkimet  duhet te fillojnë nga ministri se paku moralisht për mos përmbushjes se objektivit te cilësisë dhe  te ndërhyrjes direkët dhe indirekte ne autonomin e universitetit te Prishtinës.

Pra kur kryeministri është mbi ligjin pse është kryeministër, këtë te drejte e ka marre edhe ministri sepse është jurist ne qështje juridike duke shkel ligjet bashkë me kryeministrin shpallin zgjedhjet ne universitet. Prandaj Akademiket e kane marre mbi vete peptizimin e Universitetit dhe shtetit me Diktaturën e Proletariatit, Parti Shtet.

Zot  shpëtona  Universitetin  nga  Qeveria dhe jepja dijetarëve te japin  dije.

Leave a Reply

Your email address will not be published.