Elvana Gjata ka ardhur me një imazh shumë ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim.
Këngëtarja ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, e veshur si indianet e Amerikës.
Poza e saj është jashtëzakonisht joshëse.
“Zemra e mashkullit larg natyrës bëhet e ashpër”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.
Ndryshe, Elvana ka paralajmëruar se është në përgatitje të albumit të saj të tretë, i cili do të titullohet “Si Elvana”.