Coca-Cola është pija më e famshme ne botë dhe edhe pse konsiderohet si shumë e pashëndetshme, konsumohet në masë të madhe. Ja disa fakte të panjohura për ketë pije.
-Në vitin e parë Coca Cola ka shitur vetëm 25 shishe, por megjithatë ka vazhduar prodhimin.
-Kompania pretendon se vetëm dy njerëz në botë e dijnë recetën e saj, ndërsa lidhur me këtë qarkullon dhe miti se ata nuk lejohen të udhëtojnë bashkë me avion nga frika e ndonjë aksidenti të mundshëm fatal.
-Shija e Cola-s në Shtetet e Bashkuara është disi e ndryshme nga ajo në pjesën tjetër të botës.
-Vetëm dy vende në planet nuk shesin Coca Cola: Kuba dhe Koreja e Veriut.
-Kompania Coca Cola prodhon aq shumë pije të ndryshme, saqë nëse provoni nga një për çdo ditë, do t’ju nevojiten nëntë vite për t`i provuar të gjitha.
-Po të mos i shtohet ngjyrë, Coca Cola do të jetë e gjelbër.
–Cola ka nxjerë në treg produktin “Coke Zero” sepse “Diet Coke” lidhej ekskluzivisht me femrat.
-Baba Dimri ashtu siç e njohim sot, është krijuar në fakt nga Coca Cola.
-Keni problem me xhama të ngrirë në makinë? Hidhni pak Coca Cola mbi qelq dhe në pak minuta do të shkrihen.
-94% e të anketuarve nëpër botë e njohin logon Coca-Cola.