Disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Ata po qëndrojnë para hyrjes së këtij institucioni.
Më herët ka pasur kërkesa prej studenteve që Universiteti i Prishtinës të bëhet universitet i provimeve, rrjedhimisht, të ketë për çdo muaj afate të provimeve për studentët që dështojnë t’i japin provimet në afatet e rregullta.
Deri më tash, asnjë udhëheqës i Universitetit të Prishtinës, s’e ka respektuar Statutin sa i përket mbajtjes së tri afateve të provimeve brenda një viti akademik. Askund në botë s’ka rregulla që lejojnë studentit të hyjë deri në 12 herë në një provim.