Nga Muhamet Halimi
Ministria e Drejtësisë që nga viti 2013 nuk e ka licencuar asnjë noter të ri dhe nuk ka shpallë fare konkurs për kryerjen e provimit për noter. Duke pasur parasysh numrin e madh të juristëve të pa punë dhe vëllimin e madh të punëve të noterëve, kjo ka bërë që kjo veprimtari të jetë shumë përfituese.
Puna e noterëve e ka zvogëluar edhe punën e avokatëve dhe profesionistëve të cilët ushtrojnë veprimtarinë e juristit. Një noter ka aq shumë punë sa që brenda zyrës së tij ka angazhuar deri 6 familjar apo punëtor të tjerë që fare nuk kanë as përgatitje të juristit, ku në disa zyre kanë angazhuar edhe profile si teknik elektricistë…
Kjo paraqet një jo-profesionalizëm të ndimësëve tek noterët. Kjo ka bërë që disa jurist të kualifikuar me përgatitje master, i drejtimit juridiko civil që është profesion adekuat, të ndihen të diskriminuar në profesionin e tyre, sepse ministria nuk po iu krijon mundësi që këta të licencohen si noter dhe të ushtrojnë profesionin e tyre pavarësisht numrit të noterëve. Kjo nuk duhet kufizohet me numër të banorëve apo numër të noterëve por duhet me ju dhënë mundësi të gjithë atyre që dëshirojnë ta ushtrojnë këtë profesion.
Gjithmone është folur nga qeveria lidhur me uljen e papunësisë dhe shpërndarjen e punëve në mënyrë të barabartë, por kjo nuk po ndodh sepse disa noter janë pasuruar dhe nuk kanë fare konkurrencë në veprimtarinë e tyre e disa jurist të tjerë të cilët mund të jenë më të kualifikuar në raport me noterët ata bredhin rrugëve në kërkim të punës. Edhe puna e noterëve duhet të jetë e ngjashme me atë të avokatëve, sepse numri i avokatëve nuk po kufizohet dhe nuk po lidhet me numër të banorëve, andaj kjo që po ndodh nga ministria e drejtësisë e Republikës së Kosovës është mjaft diskriminuese për juristët.