Distanca më e madhe sa i përket numrit të pikëve mes vendit të parë dhe të dytë në ligat kryesore në Europë është në Ligue 1 të Francës ndërsa më e vogla në Angli.
PSG është lider absolut në Ligue 1 me 42 pikë, 14 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Caen.
Në Bundesligë kryeson Bayern Munich me tetë pikë para Borussia Dortmund që zotëron vendin e dytë në tabelë.
Në La Liga distanca mes Barcelonës në vendin e parë dhe Atletico Madridit në të dytin është katër pikë, ndërsa në Serie A,
Napoli e ka vetëm një pikë më shumë se sa Inter që ndodhet në pozitën e dytë.
Në Premier Ligën Angleze, Manchester City ndodhet në pozitën e parë, mirëpo me pikë të barabarta me Leicester Cityn nga 29, dhe kryeson vetëm falë golaverazhit më të mirë.