29.12.2015 – Fronti i ftohtë i përcjellur me masa të ftohta ajrore që po vijnë nga verilindja e kontinentit ka filluar të afrohet mbi rajon, prandaj sot në pjesët qëndrore dhe lindore të vendit, pasi që filluan të paraqiten sërish erëra më të theksuara, mjegulla filloj të shpërndahej.
Me depërtimin e masave të ftohta ajrore, temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar, ku maksimalet pritet të zbresin nën 0C, ndërsa minimalet edhe në -10C deri -12C. Gjatë ditës së nesërme vende-vende priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore. Të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell por i ftohtë, ndërsa ditën e premte gjatë mbrëmjes vransirat pritet të shtohen me mundësi edhe për reshje të dobëta bore aty-këtu.
Pas këtij ndryshimi të motit, në pjesën tjetër të kontinentit do të hapet sërish korridori që i mundëson turbullirave nga Atlantiku të vijnë edhe nga rajoni ynë që pritet të sjellin të reshura gjatë javës së parë të janarit. Gjatë ditës së diel me afrimin e një cikloni nga perëndimi, në vendin tonë priten mundësi të reja për të reshura bore, por që ende nuk po dihet saktësisht se a do të jenë vetëm reshje bore apo të përziera edhe me shi, për të cilat do të ju njoftojmë në ditët e ardhshme.