Lajmet e fundit

Djali i Smajl Hajdarajt LDK-së: Kujdes kënd votoni

Në 14 vjetorin e vrasjes së Smajl Hajdarajt, djali i tij, Blerimi e pati një porosi për LDK-në. Ai porositi deputetët e LDK-së që të kenë kujdes me votat e tyre.

“Për familjarët e të vrarëve, e kam një porosi “kujdes, mos lejoni që dikush në emrin tuaj të përfitojë politikisht, për t’i realizuar qëllimet e veta, kurse për deputetët e LDK-së është një kërkesë vëllazërore “Mos e jepni votën tuaj për interesa grupore dhe klanore “se mallkimi do jetë i madh!” tha Blerim Hajdaraj.

Smajl Hajdaraj ishte ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë. Ai u vra në një atentat më 17 janar 2002./Kosovanews

Leave a Reply

Your email address will not be published.