Janë bërë të njohur për shkelje ligjesh e disa edhe e kanë provuar burgin.
Djemtë e politikanëve kosovar, ndoshta duke shfrytëzuar autoritetin e prindërve, shpeshëherë ja kanë treguar ‘muskujt’ shtetit, shkruan Magazina.al
Ka nga ata të cilët edhe kanë dal para bankës së të akuzuarve por edhe që kanë provuar burgun, por vetëm për disa ditë.
Magazina.al, sjell disa nga rastet ku “problematikët” kanë qenë djemtë e politikanëve tanë:
Guxim dhe Ngadhnijim Grabovci – Djemtë e deputetit Adem Grabovci
Si një ndër rastet më të njohura është ai i djemëve të deputetit Adem Grabovci, ata kishin bërë për spital një policë të shtetit vetëm pse i kishte ndaluar në trafik.
Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci në vitin 2013 kishin rrahur një policë dhe ishin shpallur fajtorë, dhe u dënuan me gjashtë muaj burgim nga Gjykata, por ata nuk e provuan burgun pasi ky dënim ju është kthyer denim me gjobë, ata paguan nga tre mijë euro.
Besnik Mustafa – Djali i kryeministrit Isa Mustafa
Djali i kryeministrit Isa Mustafa, Besniku, ishte një ndër të dyshuarit kryesor për rastin e udhëtarëve që kishin mbetur në aeroport, pas dyshimit të keqperdorimit të biletave.
Disa muaj më parë Besniku u shpall i pafajshëm nga ky process gjyqësor.
Asdren Lekaj – Djali i deputetit Pal Lekaj
Një nga rastet më të freskëta, është i i djalit të deputetit Pal Lekaj, Asdreni ishte arrestuar gjatë një proteste të opozitës në muajit nëntor.
Ai kishte qendruar disa ditë në paraburgim derisa gjykata mori vendim që këtë masë të zavendesoj me paraqitje në stacionin policor.