Lajmet e fundit

Do të ketë apo jo, gaz lotsjellës sot në Kuvend?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndonëse i mori parasysh situatat e krijuara në seancat e kaluara, ku ishte hedhur gaz lotsjellës në Parlament, ai ftoi deputetët të marin pjesë në seancën e sotme.

Opozita, dje pati deklaruar se një ftesë e tillë është provokim për ta, por që ata nuk do të ndalen deri në tërheqjen e nënshkrimeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Indeksonline.

Madje, Indeksonline mbrëmë pati raportuar se opozita është përgatitur që sërish të hedh gaz lotsjellës në mënyrë që të mos e lejojë mbarëvajtjen e seancës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mbrëmë kishte qenë i prerë në fjalët e tij, duke thënë se seanca nuk do të mbahet, ndërsa ka deklaruar se kështu do të vazhdojë deri në tërheqje të nënshkrimeve. Sipas tij, tashmë opozita ka bërë mobilizimet edhe për protestë, por për të cilën ende nuk dihet data se kur do të mbahet.

Seanca pritet të fillojë në ora 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.