Lajmet e fundit

Dogana ka konfiskuar mallra rreth 4 milionë euro në 2015

Në Doganën e Kosovës gjatë këtij viti janë raportuar mbi 1 mijë e 600 raste për tentim kontrabandë me mallra, nga këto mallra të konfiskuara bëjnë pjesë produktet me akcizë dhe llogaritet të jenë 3 deri 4 milionë euro, vlera e tyre.

Zyrtarë doganor thonë se konfiskimet e mallrave bëhen në baza të përditshme, nëpër kompani, tek qytetarët e ndryshëm të cilët tentojnë ato mallra që t’i fusin përmes kontrabandës apo në forma tjera ilegale.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci për KosovaPress thotë se prej mallrave të konfiskuara bëjnë pjesë barnat, derivatet, automjetet, produktet e teknologjisë informative, kafshë të gjalla dhe një sasi jo e madhe e produkteve ushqimore. Sipas tij, të gjitha këto kanë qenë në shkelje të Kodit doganor dhe ishte arsyeja pse janë konfiskuar.

Ai tha se vlera e produkteve të konfiskuara arrin deri në 4 milionë euro. Mirëpo, sipas tij ky trend i kontrabandës është zvogëluar krahasuar me vitin e kaluar.

Zvogëlimi i rrezikut ndaj shëndetit dhe sigurisë kur blihen mallrat e falsifikuara është shumë i rëndësishëm. Përveç që është në interes të shëndetit publik, kjo po ashtu ka edhe pasoja në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Mirëpo sa i përket konfiskimit të mallrave ushqimor, kjo nuk është sasi e madhe dhe jo shqetësuese.

Stavileci thotë se Dogana ka disa depo në terminale të ndryshme për deponimin e mallrave të kontrabanduara. Këto mallra vendosen në procedurën e konfiskimit apo ndalimit derisa të përfundon proceduara e kundërvajtjes.

Në shumicën e rasteve palët e interesit heqin dorë nga malli dhe prandaj këto mallra dogana i shet përmes ankandeve publike, sepse Dogana e Kosovës nuk ka interes të mbaj mallin, përveçse dogana interes të vetëm ka të mbledh taksat të cilat i dërgon në buxhet të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.