Lajmet e fundit
Dogana zbulon sasi fishekësh në rajonin e Vitomiricës

Dogana zbulon sasi fishekësh në rajonin e Vitomiricës

Oficerët doganor kanë parandaluar një rast me kontrabandim të fishekëve. Njësitet doganore antikontrabandë së bashku me Policinë e Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Vitomiricës, saktësisht në fshatin Cerkulez kanë ndaluar një automjet të llojit Passat për një kontroll rutinore.

Gjatë kontrollit Njësitet Doganore kanë zbuluar sasi të fishekëve rreth 75 copë. Menjëherë pas zbulimit oficerët i kanë konfiskuar fishekët  dhe ia kanë dorëzuar Policisë së Kosovës.

Me këtë rast personi në fjalë ka shkaktuar vepër penale sipas nenit 274 pika A, të KDAK-ës. I tërë rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare për procedurë të mëtutjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.