Doktor Dalipi nga Burreli, i cili muaj më parë i propozoi martesë Bleona Qerretit përmes medias së shkruar, ka qenë i ftuar i sontëm në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ku ka sqaruar arsyet e propozimit të tij që bëri bujë.
Ai ka thënë se e vlerëson shumë këngëtaren Bleona Qerreti në të gjitha aspektet, i nga bukuria por edhe nga intelektualizmi që ajo ka dhe se akoma është i interesuar për të, transmeton Albeu.com.
Në pyetjen e Çanit, se si e ka propozuar Bleonën kur ai është akoma i martuar me një grua tjetër, doktor Dalipi ka thënë:
“Për arsye shëndetësore unë me gruan time jemi bërë vlla e motër dhe unë nuk mund të privohem nga e drejta ime për dashuri”, ka thënë doktori.