“Armë, dronë dhe djegia e flamujve”, kështu titullohet dokumentari i medias britanike “Copa 90”, kushtuar ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe kryesisht atmosferës që ekzistonte në Tiranë pak orë përpara fillimit të ndeshjes.
Ai i është drejtuar me një mesazh edhe popullit serb: “Dua t’i them popullit serb se nuk i urrej ata, vërtet nuk i urrej, por e kaluara jonë na lëndon.”
Në të vërtetë, dokumentari u bë i njohur që në ditën kur është xhiruar, pasi aty Ballist Morina tregonte armën që mbante për vetëmbrojtje, pak orë më pas ai u arrestua nga Policia e Shtetit.
Në dokumentar, Morina flet për mënyrën se si e ngriti dronin, ndërsa gazetari britanik ka intervistuar gjithashtu kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, si dhe një gazetar serb.