Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka mbrojtur Vladimir Putinin, i cili shpesh herë është akuzuar se ka vrarë kundërshtarët e tij politikë dhe gazetarë.
“Askush nuk ka dëshmuar se ai e ka vrarë dikë, ai gjithmonë e ka mohuar një gjë të tillë. Deri me tani, nuk ka asnjë dëshmi që ai të ketë vrarë dikë,” tha Trump gjatë një interviste për ABC, transmeton Gazeta Blic.
“Njeriu është i pafajshëm deri sa të dëshmohet që është fajtor, të paktën kështu funksionon në vendin tonë. Ende nuk ka prova se ai ka vrarë gazetarë,” shtoi Trump.
Të ejten, presidenti rus Vladimir Putin, gjatë konfercës vjetore, e ka vlersuar lartë Donald Trumpin, duke thënë se ai është ‘i talentuar, i shkëlqyer dhe lider i vërtetë’.
Trump i vlerësoi lart lëvdatat e Putinit, duke shtuar se ‘administrata e Trumpit do të jetë në gjendje të bashkëpunojë edhe me rusët’.