Vajza e Jusuf Gërvallës, Donika është përfshirë në debatin mes Ramush Haradinajt e Gazmend Muhaxherit. Ky i fundit e ka akuzuar Haradinajn se ende po mbijeton falë veprimeve kriminale. Derisa Haradinaj i është përgjigjur me një padi.
Ndërkohë, Donika ka cituar Bertold Brecht, i cili kishte thënë se ai që nuk e di të vërtetën është budalla derisa ai që e di të vërtetën e thotë gënjeshtrën është kriminel.
“Ai që nuk e di që gjyqësia në Kosovë është e korruptuar, është thjesht budalla. Por çfarë është vallë ai që këtë gjyqësi don ta shfrytëzojë për të mbuluar të pabërat e tij?”, ka shkruar ajo./Express/