Shefja e Grupit Parlamentar dhe Nënkryetarja e AA’së, Donika Kadaj-Bujupi, edhe një herë e komentonë në profilin e saj vendimi e Gjykatës për Asociacionin e Komunave Serbe, raporton KOSOVANEWS.
Donika Kadaj thotë se bashkë me ato marrëveshje jokushtetuese, siç ajo i ka quajtur, duhet të bijnë edhe personat që ato i kanë nënshkruar.
Ky është pozitmi i plotë :
Parimet e përgjithshme të funksionimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë të përkufizuara në Nenin 92 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Sipas këtij neni, ekzekutivi i vendit, ushtron pushtet ekzekutiv në pajtim me kushtetutë dhe ligj. Rrjedhimisht, shkelja e kushtetutës pason me dorëheqje të parevokueshme të cilitdo organ të zgjedhur.
Kështu ndodhi me dy presidentët dhe ky parim vlenë për cilindo, në këtë rast për kryeministrin e vendit, i cili e ka përgjegjësinë për shkeljen e Kushtetutës në rastin e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, Neni 97 (përgjegjësia) dhe bashkëpërgjegjësinë për shkeljet e zëvendësit të tij, në rastin e Marrëveshjes për Demarkacionin, i cili Kosovës i humbë territor, e kur kësaj i shtohet edhe dështimi në liberalizimin e vizave, për shkak të mosluftimit dhe bashkëjetesës me korrupsion dhe krim, dështimin e madh ekonomik, ku jo vetëm që nuk u hapën 150 mijë vende pune, por u mbyllen mijëra biznese vendore, ikën mbi 150 mijë qytetarë të vendit dhe, së fundi, ndodhi edhe represioni, burgosja e dhuna kundër qytetarëve që mbrojtën Kushtetutën.
Bashkë me marrëveshjet jokushtetuese, duhet të bjerë edhe vetë qeveria. Kosova s’mund të ketë brenda saj krerë institucionesh, shkelës të kushtetutës dhe të ligjeve, udhëheqës të pandehur për krim dhe korrupsion. Kosova s’mund të vuajë më tutje nga kasapë që e kanë kap shtetin.
Kosova s’mund te shkelet, dhunohet e abuzohet nga cilido që, me lloj-lloj rrugësh, vjen në krye të vendit.
Këtë nuk do ta lejojmë ne, bashkë me qytetarët e këtij vendi, ashtu siç, me asnjë kusht s’e lejuam kontrabandimin e nje marreveshjeje që shkelte kushtetutën, siç ishte ajo për “Zajednicën”.