Lajmet e fundit
Donika Kadaj-Bujupi, nuk ndalemi derisa kryeministri t’i tërhjek nënshkrimet nga marrëveshjet

Donika Kadaj-Bujupi, nuk ndalemi derisa kryeministri t’i tërhjek nënshkrimet nga marrëveshjet

 

Sipas shefes së Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, veprimi i sotëm i Opozitës në Kuvend, ka qenë një veprim i domosdoshëm.

“Ne deputetët Aleancës por dhe të opozitës në përgjithësi, i kemi dhënë mjaft kohë kryeministrit që të reflektojë, por ai në vend të kësaj sot ka ardhur për të bërë lojë në Kuvend. Për më tëpër i ka futur mbrenda sallës së Kuvendit edhe pjesëtarët e sigurimit të tij përsonal, që është shkelja më e rëndë e këtij institucioni. Sikur të mos kishte asnjë arsye tjetër, vetëm kjo e fundit mjafton, që kryeministri të tërhiqej nga detyra” theksoi ndër të tjera Kadaj-Bujupi

Ajo më tej shtoi se: “Kërkesat e Opozitës janë të qarta, ai duhet ta tërheqë urgjentisht nënshkrimin nga marrëveshjet, që janë të dëmshme për Kosovën dhe t’i mundësojë Kuvendit që të japë kontributin e tij në riformulimin e këtyre marrëveshjeve”.

Rikthimi i normalitetit në Kuvend, si dhe pengimi i esakalimit të mundshëm të situatës në përgjithësi, është përgjëgjësi eksluzive e Kryeministrit dhe Qeverisë së tij. Ne si AAK jemi të përcaktuar për një stabilitet politik, por vlerësojmë se qasja që e ka Kryeministri ndaj zhvillimeve të fundit, po e çon vendin në një krizë të re politike tha në fund Kadaj-Bujupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.