Lajmet e fundit
Donika Kadaj : Deri në reflektimin e Qeverisë nuk do të lejojmë të zhvillohen seanca të rregullta

Donika Kadaj : Deri në reflektimin e Qeverisë nuk do të lejojmë të zhvillohen seanca të rregullta

Shefja e Grupit Parlamentar të Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjinit, ka theksuar se ata si opozitë do t’i ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për t’i ndaluar veprimet e Qeverisë së Kosovës në lidhje me marrëveshjet për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe dhe çështjen e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ajo ka thënë se nuk do të lejojnë që Qeveria të ndërmarrë veprime lirshëm, duke e konsideruar sipas saj “se Kosova rrezikon te defunksionalizohet nga marrëveshja për Asociacionit dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi”.

“Deri në reflektimin e Qeverisë nuk do të lejojmë të zhvillohen seanca të rregullta. Veprimet e ndërmarra nga Isa Mustafa duhet të rishikohen, në mënyrë që Kosova të mos rrëshqet në anën e shteteve që nuk kanë të ardhme. Reflektimi nënkupton tërheqje të nënshkrimeve dhe derisa të mos ndodh kjo do ta bëjmë pengimin e seancave të rregullta të Kuvendit”, ka shtuar Kadaj–Bujupi.

Ajo ka folur edhe për kërkesën që të formohet një Komisionin për hetimin e pasurisë së udhëheqësit së kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha, duke theksuar se e kanë ndërmarrë këtë veprim sepse konsiderojnë që ky person po e dëmton pasurinë e Kosovës.

“Niveli i drejtësisë në këtë vend është në minus, dhe këtë qytetarët e din më së miri. Qytetarët e Kosovës nuk kanë mundësi t’i realizojnë të drejtat e veta. Një prokuror në vende demokratike, kur e dëgjon një deputet që po e ngre zërin për një çështje, ai fillon menjëherë hetimet. Ka deputetë dhe zyrtarë të AAK-së, që i janë drejtuar prokurorisë që tri vite më parë, dhe asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje”, ka shtuar Kadaj- Bujupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.