Në një prononcim për Gazetën NewBorn, shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se si opozitë janë të vendosur që përseri ta bllokojnë Kuvendin deri në momentin kur të bëhët zhvlerësimi i marrëveshjes së demerkacionit dhe Zajednicës.
‘’Po do ta bllokojmë Kuvendin dhe nuk do të ndalemi deri në zhvlerësimin e demarkacionit dhe të Zajednicës’’, tha Kadaj-Bujupi.
Përvec saj, ajo ka thënë se marrëveshja për AKS-në është një barrë e rëndë për vendin, pasoja këto të cilat do ti bartin edhe gjeneratat e ardhshme. ‘’Mosreflektimi i Qeverisë karshi kerkesave të opozites të mbeshtetura nga 200 mijë qytetarë sigurisht që demton disa procese. Por të paktën parandalon dëmin më të madh dhe të pakthyshem në rast se keto marreveshje lejohen me kalu. Pasojat e ketyre dëmeve do të jenë përtej një mandati dhe do të mbesin barrë e rënd për breza të ardhshem’’
Për fund shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë se zgjidhja më e mirë e tejkalimit të situatës do të ishte tërheqja nga këto dy marrëveshja. ‘’ Tërheqja nga këto dy marreveshje të cilat Qeveria mund ti bejë në emër të pakënaqësisë së madhe të qytetarëve të konfirmuar edhe në peticion. Tërheqja do të kthej normalitetin në vend dhe Kuvend’’/Gazeta NewBorn.