Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar pas vazhdimit të arrestit shtëpiak të deputetit Albin Kurtit dhe aktivistit të VV-së, Noli Nushi.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ata që urdhëruan arrest shtëpiak për opozitën po i vije fundi.
Ja reagimi i plotë i Donika Kadaj- Bujupit në Facebook:
“Sot urdhëruan vazhdim të arrestit shtëpiak dhe burgosje të reja për opozitën. Por mandatin e vet jolegjitim s’mund ta vazhdojnë tutje.
Fundi i pret në më pak se 30 ditë”, shkruan ajo