Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi, pas daljes nga burgu, është shprehur edhe njëherë e bindur se “Zajednica” nuk do të kalojë, njofton Gazeta Blic.
Ajo ka falënderuar të gjithë për mbështjetjen, dhe ka thënë se i pret një punë e madhe, duke bërë me dije se as burgjet nuk do të mund t’i ndalin veprimet e tyre.
Më poshtë, e gjeni postimin e plotë të saj në facebook:
Pas disa ditësh burgosjeje, jam sërish në
mesin e familjes. Tash, në arrest shtëpiak.
Por, kjo nuk është e tëra. Nuk është liria as satisfaksioni.
Qëllimi ynë është më i madh dhe më fisnik. Është liria, shtetësia, shteti funksional dhe i tërë.
Unë, ashtu si dhe të gjithë kolegët e mi opozitarë, do të veproja njëjtë, në mbrojtje të shtetit dhe të kufijve tanë!
Ne s’do të ndalemi.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, qyetarë të Kosovës, kolegë nga Aleanca, miqë dhe kolegë opozitarë, që u solidarizuat me mua, në forma të ndryshme.
Mbi të gjitha, ajo që na mbanë të fuqishëm e të pa lëkundur, përballë krejt këtyre “stuhive”, është sakrifica e të rënëve, që janë në themel të shtetit e lirisë sonë, sakrifica e atyre që bënë vite e dekada burg për lirinë dhe shtetin…
Ne do të ecim rrugës dhe porosisë së tyre.
Fatkeqësisht, edhe sot kemi të burgosur politikë, për po të njëjtat ideale, për Kosovën dhe shtetin.
Kërkoj dhe uroj që sërish të jenë, sa më shpejtë, në mesin tonë edhe Albini e Albulena.
Punë e madhe na pret përpara…
“Zajednica” kurrë nuk do të kalojë. Kufijtë e Kosovës do të mbeten të paprekshëm.
Burgjet, presioni e përndjekja s’do t’i ndalin përpjekjet tona. Deri në fund.
Kurrë asgjë s’i ka ndalë përpjekjet dhe të drejtën e këtij populli, që nga mosnënshtrimi deri në kryengritje”