Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha e ka konfirmuar se zgjedhjet janë të pashmangshme.
Ai në një prononcim për Klan Kosova tha se rrëzimi i kësaj qeverie nuk po ndodhë për shkak të dështimit të saj, por për shkak se këtë e deshti PDK, Berisha ka shtuar se nuk ka marrëveshje ndërmjet partnerëve të koalicionit për shkuarje në zgjedhje.