Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku ka kujtuar momentin e saj të fundit me veprimtarin e LDK-së dhe gazetarin Xhemajl Mustafa, i cili u vra para 15 vjetëve. Ajo në një shënim në Facebook ka treguar se si Mustafa e parandiente se do t’i ndodhte dika treguar se si Mustafa e parandjente se do t’i ndodhte diçka e keqe.
Ky është shënimi i plotë në Facebook i Malokut:
15 vjet më parë, si sot, pak pas mesditës, në korridorin e errët e të ngushtë, në katin e dytë të zyrave të LDK-së, ku ndodhej zyra e Qendrës për Informim të Kosovës, pata takuar axhën Xhemë. I lodhur, me fytyrë të ngrysur, me njërën dorë në xhepin e pantollonave.. sillej herë në zyrë e herë dilte në korridor… e pyeta çka kishte që sillej vërdallë.. m’tha: jam i lodhur, dy kambët m’janë këputë..
E këshillova të shkonte në shtëpi se nuk dukej mirë.. m’përqafoi e m’tha: t’paqa ngu, edhe pak e po iki!!!
Sikur ta dija se ai do të ishte përqafimi i fundit i mikut më të mirë të Babit tim..
Axha Xhemë, përherë do të jetosh me ne!