Deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kribyt, ka ngacmuar edhe kryetarin e Këshillit Parlamentar të Serbisë për Kosovë, Milovan Drecun.
Ai ka thënë për televizionin B92, se kjo është politikë reale, por që nuk nënkupton se do të arrijmë në situatën kur do të anëtarësohet Kosova në OKB.
“ShBA-të po luajnë rol konstruktiv, por kjo deklaratë është negative sepse do t’i jep guxim Kosovës dhe do ta drejtojë atë më shumë në çështjet e stautit, e cila është jashtë kornizës së negociatave”, ka thënë më tej Drecun.
Ai ka përsëritur që mundësia për një fund i bisedimeve me kërkesë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, është i mundshëm dhe se kjo është e papranueshme për serbët. “ Ne jemi të vetëdijshëm për një gjë të tillë, por presim reflektim edhe për vlerësimin tonë se Kosova është pjesë e Serbisë”, ka përfunduar Drecun.