Lajmet e fundit
Drecun: “Edhe Shteti Islamik ashtu si UÇK-ja”

Drecun: “Edhe Shteti Islamik ashtu si UÇK-ja”

“Pranimi i Kosovës në UNESCO do të ishte njësoj sikur dikush ta propozonte Shtetin Islamik për t’u anëtarësuar në këtë organizatë”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton Klan Kosova.

“Paralelizmi ndërmjet sjelljes së anëtarëve të Shtetit Islamik dhe UÇK-së është i justifikuar, meqë të dyja këto organizata terroriste po shkatërrojnë trashegiminë kulturore. Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO mund të jetë si shenjë kompensimi për marrëveshjet e arritura për Bashkësinë e Komunave Serbe dhe për Gjykatën Speciale për krime të UÇK-së”, ka shtuar ai.

Këtë krahasim të Daçiqit e kanë përkrahur edhe Milovan Drecun, Kryetar i Komitetit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë dhe Momçilo Trajkoviq, Anëtar i Këshillit Kombëtar të Kosovës.

“Edhe Shteti Islamik ashtu si UÇK-ja i kanë shkatërruar objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore, por kryesisht më shumë ato fetare, meqë sipas tyre ato nuk do të duhej të ishin aty”, ka thënë Drecun.

Ndërsa, sipas zyrtarit serb Trajkoviq, ky krahasim është me vend: “Nëse kthehemi në momentin kur UÇK-ja shkatërroi një thesar kulturor kombëtar në provincën jugore serbe dhe në përgjithësi ajo çfarë ndodhi në Kosovë në vitin 1999 dhe më pas, plotësisht dhe kryesisht përkon me atë çfarë bën sot edhe Shteti Islamik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.