Drejtori sportiv i Liverpoolit, Ian Ayre nuk e bën punën e tij në mënyrën më të mirë.
Viteve të fundit Ayre vazhdimisht është kritikuar për dështimin për të blerë synimet e trajnerëve të Liverpoolit në merkato. Së fundi këtë nuk mundi ta bëjë me yllin e Shakhtar Donetsk, Alex Teixeira.
Madje udhëtimin në Ukrainë ai si duket e ka vazhduar me një shëtitje në Rusi për qëllime private. Ayre është kapur duke qenë nën shoqërimin e femrave të lokaleve të natës.
Se Ayre bën shumë pas femrave, tregon edhe një foto ku shihet se ai ai ka qenë në stadium pranë një femre, me të cilën është parë duke pozuar pas ndeshjes