Lajmet e fundit
Drejtuesit e Agjencisë së Akreditimit akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare

Drejtuesit e Agjencisë së Akreditimit akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale e Kosovës po e akuzon kryetaren e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKA), Ferdije Zhushi-Etemi, dhe ish-drejtorin e kësaj agjencie, Basri Muja, për marrje ryshfeti nga pronarë kolegjesh dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

Aktakuza që ka disa pika kundër tyre është ngritur javën e kaluar nga prokurori special, Suad Kuraja. I akuzuar është edhe Armend Muja, djali i axhës i Basri Mujës dhe një person tjetër.

Aktakuza kundër tyre ka të bëjë me dyshime për korrupsion gjatë procesit të akreditimit të dy kolegjeve private, ISPE dhe Universum.

Leave a Reply

Your email address will not be published.