Nënkruetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, i ë shtë kundërpërgjigjur statusit të Ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi, pasi ky i fundit ka kritikuar ashpër opozitën për aksionet e krryra sot në Kuvendin e Kosovës.
Çaushi reagimin e ka bërë në facebook, ku ndër tjera e ka akuzut Thaçin, se i ka harru detyren e tij që t’i shërbej intersit të Kosovës dhe po shërben Serbisë.
‘Është mjerim për Republikën kur Ministri i Jashtëm harron detyrën e tij për të mbrojtur interesat e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe shërben si vegël fundore për interesat e Serbisë”, ka vazhduar ai ,duke thënë se Thaçi po poston në facebook se për tu konfirmuar më i fuqishm se shefi i tij Mustafa.
Ky është shkrimi i plotë Çaushit:
Është mjerim për Republikën kur Ministri i Jashtëm harron detyrën e tij për të mbrojtur interesat e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe shërben si vegël fundore për interesat e Serbisë.
Ky Ministër i Jashtëm poston statuse në rrjete sociale vetëm që të duket pak më i fuqishëm se shefi i vet, Isa Mustafa. Por nuk guxon të komentojë hostilitetin e Serbisë, së cilës ky Ministër dhe këshilltarët e tij të paaftë ia kanë shtruar rrugën për Zajednicën.
Hashim Thaçi do të duhej të reagonte e të kërkonte llogari tek partnerët e Kosovës, sa i përket pretendimeve të z. Vuçiq për pronësinë e resorteve të Kosovës, Brezovicës dhe Ujmanit, por edhe sa i përket homologut të tij Ivica Daçiq, i cili e ka krahasuar qeverinë Mustafa me ISIS-in.
Këto e të tjera janë punët të cilave duhet t’u grahë Hashim Thaçi, e jo të japë kërcënime ndaj atyre që janë të vendosur ta ndalin “Zajednicën” pa kursyer asgjë nga vetja e tyre.