Lajmet e fundit

Driton Tali Hashim Thaçit: Për të mbetur në pushtet, Ti bën gjithçka!

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali edhe njëherë i ka reaguar Hashim Thaçit, i cili tha se Demarkacioni me Malin e Zi është në përputhje të plotë me Kushtetutën. Sipas Talit, Thaçi është në gjendje të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të mbetet në pushtet. Tali ia ka kujtuar edhe një deklaratë që e kishte dhënë në Euroneës, ku kishte theksuar se asnjëherë nuk ka luftuar, vetëm e vetëm që të shpëtoj dhe të mbetet në pushtet.

Ky është shënimi i plotë i Talit:

Ky deseperato për me mbetun në pushtet është gjithçka në gjendje me ba!!!

Vjet, lidhur me “sakrificat e tij” në Euroneës pati deklaruar se ” Kam qenë larg nga frontet e luftës. Lufta ime ka qenë politike”. A nga ana tjetër neve (s’bashku me papagajt e tij) na lodhë duke na treguar përralla për luftën e tij dhe bile duke e qit një foto në qarkullim ku ai gjendet s’bashku (krah për krahu) me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin.

E kur e firmosën Zajednicën tha se “Serbia u detyrua të nënshkruaj marrëveshjen…, ajo u detyrua në fund që të pranojë marrëveshje, edhe pse ka refuzuar gjatë gjithë ditës. Asociacioni vetëm OJQ…”.

Kurse për fiaskon e anëtarsimit në Unesco tha “Shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, vetëm për 3 vota nuk fituam…”

Ky desperado për dështimin e liberalizmit të vizave përpak se nuk i shpalli luftë UE’së.

…,

Tashti ja se si e komenton punën e Demarkacionit për kunder gjithë atyre fakteve që i dhanë ekspertët tanë. Bile njëri edhe deputet i Koalicionit Qeveritar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.