Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovësë, Driton Tali, ka komentuar lirimin nga arresti shtëpiak të deputetëve të VV-së, Albulena Haxhiut dhe Albin Kurtit, shkruan Gazeta Blic.
Ai duke ironizuar, ka thënë se çka po duam, po bëjmë. Ashtu pra, edhe me arrestimin e lirimin e deputetëve.
Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë të tij:
Lirohen nga arresti shtëpiak Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu
“Çka po dojm na po bojm, e çka s’dojm na s’bojm. I burgosim kur dojm i lirojm kur dojm”!!!
Sinqerisht nuk e kam të qartë se pse po i lirojnë këta “terroristë” nga burgu!
Si është e mundur të lirohet aq kollaj dikush që ka përdorur “armë” (kimike) në masë, e që akuzohej me nenin 374 respektivisht me nenin 375, të Ligjit (Kodit) Penal, të cilat qartë parashohin dënim deri në 8 vite burgim!
Kur i burgosën “terroristët” pata thënë “ishalla zotrinjtë Hashim Thaçi, Kadri Vesli e Isë Mustafa nuk i lirojnë ata pa i dënuar sepse atëhere e çimentojnë faktin se ky shtet është pronë e tyre. Ata janë shteti!”.
U pata “befasuar” edhe kur i liruan nga burgu në “arrest shtëpiak”?! Nuk e kisha të qartë (besa ende nuk e kam) si mundet të lirohen “terrorristët” nga burgu i sigurisë së lartë (aty ku e kanë vendin kriminelët e rrezikshëm) në “arrest shtëpiak”???!!! Merre me mend, ta zëmë sikurse qeveria japonese të kishte liruar nga burgu terroristin Shoko Asahara, i cili organizoi sulmin me helm kimik në metron e Tokjos, më 1995?!
Këtë punë mirë kishte me qenë me ma shpejgue edhe Driton Selmanaj, dhe disa analistë tjerë, se njëmend s’po ma kap radaka. smile emoticon
M’u burgos dikush që “përdor” armë kimike, në masë (vend publik), me çka i vënë në rrezik jetërat e qindra personave, dhe m’u lirue pa një therrë në këmbë, kjo me të vërtet nuk nuk ka kuptim !!!