Dy burra që u arrestuan nga policia në Londër pasi u kapën me kokainë vlera e së cilës shkon 440 mijë sterlina dhe 300 mijë sterlina para cash të fshehura në një banesë, u dënuan me burg dje nga gjykata londineze.
Njëri prej të arrestuarve është shqiptar. Altin Nase së bashku me algjerianin Shwan Ebu Bekri u dënuan në total me 11 vjet e tetë muaj burg pasi u shpallën fajtorë për pastrimin e më shumë se 600 mijë sterlinave.
Dyshja u arrestuan nga oficerë të Partneritetit të Krimit të Organizuar (OCP) në korrik. Oficerët ndalën për kontroll makinën e tyre, pasi dyshonin për drogë, por gjetën një çantë udhëtimi të madhe në ngjyrë të zezë në ndenjësen e pasme e cila përmbante rreth 269 mijë sterlina.
Kur apartamenti i shoferit algjerian Ebu Bekri u kontrollua, policët gjetën një shtesë të hollash prej 2000 sterlina, si dhe dy kg kokainë me vlerë shitjeje në treg prej 440 mijë sterlina.
Në të majtë shtetasi algjerian Shwan Ebu Bekri dhe në të djathtë shqiptari Altin Nase.