Lajmet e fundit

Dronët u vijnë në ndihmë grave të Krushës për regjistrimin e tokave të tyre

Gratë e Krushës së Madhe kanë përfituar nga një projekt madhor për “Patundshmëri dhe Kadastër” që është implementuar nga Banka Botërore.

Banka Botërore në projektin prej 10.9 milionë euro për “Kadastër dhe Patundshmëri” ka ndihmuar në regjistrimin e parcelave të tokës, transmeton Koha.net.

Ky projekt është bërë për shkak se gratë e Krushës së Madhe po përballen me probleme të mëdha për regjistrim formal të tokës së tyre, dhe kjo i ka penguar që të marrin kredi në mënyrë që të mund të shfrytëzojnë tokën e tyre si një aset ekonomik efektiv.

“Kam provuar shumë herë që të marr kredi dhe më është refuzuar kërkesa, sepse nuk kam dokumente pronësore që të garantoj”, ka thënë Fahrije Hoti, drejtoreshë e kooperativës “Krusha”, transmeton Koha.net.

Koha, kostoja dhe kompleksiteti i anketimit të tokës dhe regjistrimit, që ndryshe njihet si “harta kadastrale dhe e regjistrimit”, është një pengesë shumë e madhe për këto gra. Zgjidhjen e këtij problemi u ka dhënë Banka Botërore përmes projektit që përdor teknologjinë e dronëve.

Përmes dronëve, që janë të vegjël dhe të lehtë, ofrojnë shërbimin e hartimit nga planifikimi deri te finalizimi i produktit që zvogëlohet në çështje ditësh, dhe jo muajsh e vitesh.

Specialistja e administrimit të tokave në Bankën Botërore, Kathrine Kelm ka punuar me ekipin e saj në një projekt të tillë edhe në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa një projekt të tillë e ka zbatuar edhe në Kosovë. Ekipi i saj së bashku me Dr. Bruno Sanchez Andrade Nuno në muajin dhjetor 2015 kishin udhëtuar në Kosovë për të kompletuar projektin e tyre një javor në hartimin kadastral.

Ata punuan së bashku me autoritet e Kosovës për hartim dhe kanë kompletuar 25 fluturime. Dronët fluturojnë në një lartësi rreth 100 metra. Ekipi ishte në gjendje që të përcaktojë lokacionet dhe të marr pamjet e tokave pas miratimit për fluturim që kishte marr nga Autoriteti Civil i Aviacionit dhe KFOR-i / NATO.

“Kjo qasje e re në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon koston dhe kohën për aktivitete me cilësi të lartë për hartimin kadastral dhe fuqizon komunitetet lokale që të marrin pjesë në këtë proces”, ka thënë Kelm.

“Ne do të përdorim hartat e reja për të ndihmuar gratë të përcaktojnë kufijtë e tyre pronësorë dhe zyrtarisht të regjistrojnë të drejtat e tyre”, është shprehur ajo.

“Teknologjia e dronëve është një mjet i ri që prodhon saktësi, dhe me kosto efektive në të dhënat e hartave dhe modelet 3D të qyteteve për të mirën e qytetarëve, qeverisë lokale, kompanive të shërbimeve dhe bizneseve”, ka thënë Sanchez.

Në dy dekadat e fundit shumë qytete të Kosovës kanë përjetuar një zhvillim të shpejtë, paplanifikim urban që rezulton në vendbanime joformale, ndërtime pa leje, e që ka sjell një zhvillim kaotik.

Qeveria e Kosovës ka prezantuar një program që pronarët e tokave të legalizojnë të drejtat e tyre pronësore, dhe komunat janë duke punuar nga afër me qytetarët për zbatimin sa më efikas të këtij programi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.