Mediat e Beogradit nuk e kanë pritë aspak mirë barazimin e kuqezinjëve me Danimarkën në ndeshjen e mbrëmshme e cila u zhvillua në Kopenhagë.
Duke mos mundur ta injorojnë barazimin e vlefshëm të Kombëtares shqiptare që ia hap shumë rrugën për në Francën e vitit 2016, mediet kanë përkujtuar edhe një herë dronin me hartën e viseve etnike shqiptare që u lëshua në stadiumin e Partizanit në Beograd gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri më 14 tetor 2014. Kjo ndeshje qe ndërprerë në minutën 41 e CAS gati pas nëntë muajve ia dha fitoren Shqipërisë kundër Serbisë me rezultatin zyrtar 3:0.
Por nuk është vetëm kjo që i ka penguar mediet serbe.
Ato sot me të madhe shkruajnë për një “skandal” tjetër, siç
e quajnë ato, at që ndodhi para fillimit të ndeshjes Shqipëri – Danimarkë.
Ismail Morina, autori dhe drejtuesi i dronit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, e ka shikuar mbrëmë ndeshjen e kuqezinjve me danezët.
Serbët e kanë parë me sy të keq rolin tij edhe në këtë ndeshje. Sidomos fotot që ai i ka bërë me përfaqësues të kombëtares shqiptare dhe me tifozë të kuqezinjve.
“Disa lojtarë shqiptarë janë fotografuar në Kopenhagë në shoqëri të Ismail Morinës, njeriut që është shpallur “si hero me dron”. Fotografia është bërë para ndeshjes që përfundoi pa gola”, ankohen mediet e Beogradit.
Mediet, madje, citojnë edhe përzgjedhësin danez Morten Olsen i cili, sipas këtyre medieve, ka thënë pas ndeshjes se “është rrezikuar me fotografinë e futbollistëve shqiptarë deh se njerëzit e tillë s’e kanë vendin në futboll.
“Jam rrezikuar me foton që e kam parë para ndeshjes në të cilin është njeriu që e ka drejtuar dronin në hotel bashkë me lojtarë shqiptarë. Kjo nuk është morale dhe më duhet të them se çfarë mendoj për të. Kjo nuk ka lidhje me lojën pa hile. Ai djalë s’e ka vendin aty, nuk e ka merituar”, citojnë mediet serbe të ketë thënë Olsen.