Takimi i parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve mes dy skuadrave të përkrahura nga sheikët arabë, Paris Saint-Germain dhe Manchester City është mbyllur me barazim 2 me 2.
Zlatan Ibrahimoviq pati rastin e parë në ndeshje për të realizuar. Ai megjithatë dështoi nga pika e bardhë në minutën e 14-të. Goditjen e tij e priti me sukses Joe Hart.
Në minutën e 38-të Kevin De Bruyne shënoi golin e parë për “Qytetarët”. Tre minuta pas golit të Cityt, PSG barazoi gjithçka përmes Ibrahimoviqit.
Në pjesën e dytë, PSG kaloi në epërsi përmes Adrien Rabiot, që shënoi në minutën e 59-të. 13 minuta më vonë Fernandinho barazoi gjithçka në 2 me 2.
Takimi i kthimit në Etihad zhvillohet javën e ardhshme.
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.