Analisti politik, Dukagjin Gorani thekson se në këtë situatë në të cilën është futur vendi, janë vetëm dy opsione.
“Ose duhet të shpërbëhet Asociacioni i Komunave Serbe, ose vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja”, ka thënë Gorani në Emisionin Click në RTV21. Sipas tij, e para nuk mund të ndodh, atëherë opsioni më i pranueshëm dhe më i mundshëm është shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme, transmeton Gazeta Blic.
Sipas tij, në kushte normale kjo do të duhej të ndodhte.
“Kjo qeveri duket se e ka humbur legjitimitetin”, ka thënë ai.
