Të revoltuar tej mase qytetarët e rajonit të Dukagjinit me marrëveshjen e përcaktimit të vijës Kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Paralajmërojnë barikadim të aramtosur dhe kanë thënë se tash e tutje nuk do të japin llogari për veprimet e tyre. ¨Keni me ja ni krismën¨, thotë njëri nga banorët e kësaj zone.
Ata kanë thënë se nuk do të lejojnë të humbasin dhjetëra mijëra hektarë tokë dhe në këtë drejtim priten të organizohen dhe ta mbrojnë pronën e tyre.
Por, nuk janë vetëm banorët që po e kundërshtojnë këtë Marrëveshje, janë edhe partitë politike të taborit opozitar, të cilat kërkojnë që Marrëveshja si e tillë të shkojë në Kuvend për ratifikim, derisa thonë se më këtë Marrëveshje janë humbur gati 10 mijë hektarë tokë.