Mjegulla e vështirëson zhvillimin e komunikacionit në shumë rrugë nëpër vend. Dukshmëri e zvogëluar prej 20 deri në 30 metra ka në rrugën VelesShtip, deri në 50 metra në Veles-Negotinë, Negotinë-Demir Kapi, Shkup-Veles dhe Veles-Shkup, deri në 100 metra në akset rrugore Tetovë-Shkup dhe Dellçevë-Makedonska Kamenicë dhe prej 100 deri në 200 metra në rrugën Shtip-Shën Nikollë, informon LAMM, njofton Telegrafi.
Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup gjatë natës dhe herët në mëngjes janë realizuar fluturimet dhe aterrimet e parapara me përjashtim të fluturimit nga dhe për Stamboll. LAMM informon se Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht rrjedhshëm dhe pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë Veles, Mavrovë Dibër Strugë, Gostivar Mavrovë, Demir Kapi Udovë, Koçan Dellçevë, Vinicë Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. Sot në mëngjes është matur temperaturë më e ultë prej minus pesë gradë Celsius në Manastir, Shkup Petrovec dhe Berovë, 4 Tetovë, 3 Strumicë, Demir Kapi dhe Shtip, 2 Lazaropolë, Mavrovë, ShkupZajçev Rid, 1 Kumanovë, Prilep, 0 në Kriva Pallankë, Vinicë dhe Ohër, 1 në Pretor, 2 në Gjevgjeli, 4 në Krushevë, 5 në Kavadar, 6 në Dojran.