Lajmet e fundit

Durmishi: Babai i Shpend Maxhunit torturonte shqiptarët për flamur e plis

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë që me një kryeministër që është bashkëpunëtor i Rrahman Morinës dhe një komandat policie që është i biri i një punëtori të zellshëm i sigurimit serb, nuk mund të presësh gjë tjetër veç dhunës brutale dhe plumba të gomës.

Ai ka thënë se babai i Shpend Maxhunit, Enveri në vitet e 80-ta torturonte shqiptarët për flamur e plis të bardhë.

Ky është postimi i plotë i Durmishit:

“Me një kryeministĕr që ishte bashkëpunëtor i Rrahman Morinës dhe me një komandant policie që është i biri i një punëtori të zellshëm të sigurimit serb, nuk mund të presës tjetër gjë pos plumba e dhunë brutale kundër atyre që duan ti japin kuptim 28 Nëntorit. Babai i Shpend Magjunit, Enveri, në vitet e tetëdhjeta torturonte shqiptarët për flamur e plis të bardh. Të njëjtën po e vazhdon i biri i tij sot. As Rrahman Morina me Enver Magjunin e me Isa Mustafen nuk arritën t’i ndalin shqiptarët drejt aspiratave të tyre për Liri, këtë nuk arriti ta bënte as Millosheviqi. Përpjekjet për Liri e vetëvendosje nuk mund t’i ndalin as sot i biri i Enverit të Serbisë e bashkëpunëtori i Rrahman Morines. Nuk keni plumba e dhunë të shfrenuar që të mund ta ndalni vullnetin e popullit. Po ju vie fundi dhe atë një fund i turpshëm”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.