Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot një fabrikë peleti në Xhafzotaj, Durrës. Mësohet se fabrika shërben për përpunimin e drurëve për ngrohje.
Në këtë mënyrë, zjarri është favorizuar edhe nga lënda e parë që kishte në magazinë. Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur makinat e zjarrfikëses, për të normalizuar situatën.
Ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së zjarrit. Gjithashtu, në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila ka nisur hetimin për zbardhjen e këtij incidenti.