Lajmet e fundit
DW: Kosova 10 vjet e pavarur, jo shumё pёr tё festuar

DW: Kosova 10 vjet e pavarur, jo shumё pёr tё festuar

ks festonKosova feston 10 vjet pavarёsi: Por problemet nuk janё pakёsuar. Vendi ka nevojё pёr reforma. Impulset pёr to duhet tё vijnё nga brenda dhe nga jashtё vendit, mendon Vilma Filaj-Ballvora.
“E gjitha qё ne kemi ёshtё pavarësia” ёshtё pёrgjigjia lakonike e njё studenti nga Kosova duke iu pёrgjigjur pyetjes, se si ndihet njё i ri nё shtetin mё tё ri tё Evropёs. Me kёtё ai ka shprehur thelbin e problemit: asgjё nuk funksionon si duhet nё Kosovё. Kosovarёt kanё shkruar histori kur 10 vite mё parё pas konflikteve disa dhjetёra vjeҁare shpallёn me njё proces paqёsor pavarёsinё e vendit tё tyre tё ndihmuar edhe nga shumё organizata ndёrkombёtare. Euforia e atёhershme ishte e papёrshkrueshme dhe dёshira e madhe pёr tё ndёrtuar shtetin e tyre qё e kishin ёndёrruar prej njё kohe tё gjatё.
Por bilanci dhjetё vite mё vonё ёshtё deziluzionues: Ekonomia ka mbetur nё vend numёro, papunёsia ёshtё e lartё, mbizotёron varfёria, korrupsioni dhe nepotizmi nё ekonomi, rinia nuk ka asnjё perspektivё. Pasojat fatale janё qё nё vitet e fundit ka pasur largime masive njerёzish nga vendi nё drejtim tё Perёndimit.
Ende jo njё “vend i prosperuar”
Ku ёshtё problemi? Pse nuk ёshtё bёrё njё “vend i prosperuar” Kosova pavarёsisht se atje ёshtё investuar aq shumё para duke pёrfshirё njё angazhim tё madh ndёrkombёtar? Pёr kёtё ka shumё arsye: Nga njёra anё faktori ndёrkombёtar: Kosova edhe pse vepron zyrtarisht si njё shtet i pavarur, vendi nuk ёshtё njohur nga shumё vende anёtare tё OKB-sё dhe ёshtё akoma nёn kontrollin ndёrkombёtar. Misioni i OKB-sё, UNMIK ёshtё akoma instanca vendimtare nё administrimin e vendit. Ushtarёt e KFOR-it nёn komandon e NATO-s duhet tё kujdesen pёr sigurinё nё vend.
EULEX-i, misioni i BE-sё pёr shtetin ligjor kujdeset pёr ndёrtimin e shtetit ligjor. Qёllimi i kёtyre misioneve ёshtё tё mbёshtesin ndёrtimin e shtetit nё Kosovё. Megjithatё jo rrallё strukturat ndёrkombёtare dhe ato vendase pengojnё njёra-tjetrёn. Pёrveҁ kёsaj raste tё korrupsioneve masive tё ndihmёsve nga jashtё e kanё dёmtuar rёndё imazhin e tyre. Njё vend nuk mund tё jetё njёkohёsisht i pavarur dhe tё drejtohet si njё protektorat.
Dialog dhe pёrҁarje
Nga ana tjetёr Serbia: Beogradi akoma nuk e njeh pavarёsinё e Kosovёs. Prej shumё vitesh ndёrmjetёson BE-ja dialogun mes Prishtinёs dhe Beogradit pёr tё normalizuar marrёdhёniet. Por bisedimet dёshtojnё nё mёnyrё tё pёrsёritur nё kёrkesat maksimaliste tё tё dyja palёve. Ndёrkaq BE-ja e ka vendosur si kusht pёr hyrjen nё BE tё Serbisё dhe Kosovёs njё marrёveshje zyrtare. Megjithatё bisedimet nuk avancojnё.
Dhe kosovarёt vetё: Zhvillimi i vendit karakterizohet nga kriza tё brendshme qё e paralizojnё atё. Shumё vendime tё rёndёsishme nuk arrijnё tё kalohen nё parlament. Kёshtu pёr shembull ligji pёr Gjykatёn Speciale ndёrkombёtare qё do tё zbardhё krimet e luftёs sё shqiptarёve ndaj serbёve, nuk pranohet nga disa parlamentarё. Por kёto procese janё tё domosdoshme pёr proceset e pajtimit nё vend. Po ashtu ka mbetur ende pezull aprovimi i ligjit pёr marёveshjen tashmё tё pёrfunduar pёr kufirin me Malin e Zi, pengesa kjo pёr liberalizimin e vizave.
Qё nga mbarimi i luftёs nё vitin 1999 politika dominohet nga ish-komandantё tё UÇK-sё: presidenti aktual Hashim Thaҁi, dhe Ramush Haradinaj, i cili nё Shtator 2017 u zgjodh pёr herё tё dytё kryeministёr. Por dueti Thaçi-Haradinaj me sjelljen e tyre herё me dashuri e herё me urrejtje pёr njёri tjetrin e ka demtuar politikёn. Rivalitetet dhe ambiciet politike tё tё dyve janё shumё tё mёdha. Pas luftёs ata u brohoritёn si heronj. Edhe sot ata gёzojnё mbёshtetje nё popull. Por njёkohёsisht zёrat kritikё ndaj tё dyve po shtohen gjithnjё e mё shumё.
Duhen ndёrmarrё reforma
Koha nuk pret: stanjacioni si njё situatё afatgjatё e dёmton Kosovёn dhe tё gjithё rajonin. Dhe nga kjo Evropa mund tё ketё akoma mё shumё probleme. Europa ёshtё „destinacioni i Kosovёs” pёrbetohen Thaçi, Haradinaj e tё tjerё. Por tё bёhesh pjesё e Evropёs do tё thotё qё fillimisht tё pёrmbushen me sukses detyrat e pёrcaktuara tё brendshme.
Qёllimi pёr tё qёnё pjesё e Evropёs do tё mbetet veҁse njё ёndёrr nё qoftё se nuk do tё ketё njё reformё politike dhe ekonomike nё Kosovё. Impulsi pёr kёtё duhet tё vijё si nga brenda ashtu edhe nga jashtё. Pёr kёtё nevojiten nga njёra anё koncepte qё ofrojnё zgjidhje dhe nga ana tjetёr njё elite drejtuese aktive. Kosovarёt vetё nuk mund t´i largohen pёrgjegjёsisё. Por edhe Serbet duhet tё bashkёpunojnё dhe tё lёnё resentimentet e vjetra. Nga Evropa pritet: ajo duhet t´i vendosё kushte kushte tё qarta Prishtinёs dhe Beogradit, por njёkohёsisht tё japё mё shumё stimuj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.