Lajmet e fundit

Dy anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së që dyshohen për plagjiaturë

Klubi Politik i Studentëve ka reaguar kundër shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu nga Këshilli Drejtues i UP-së, duke thënë se atë e shkarkuan njerëzit e lidhur me strukturat e partive politike.

Klubi Politik i Studentëve përmes një kumtese për medie ka thënë se shumica e atyre që e iniciuan dhe që e votuan shkarkimin e rektorit, nga Senati dhe nga Këshilli Drejtues janё tё lidhur me strukturat e partive politike dhe janё tё papërgatitur akademikisht.

Ata thonë se anëtari Zeqir Veselaj, ish-kёshilltar politik i Et’hem Ҫekut, aktualisht prodekan nё Fakultetin e Edukimit, ku dekan ёshtё Et’hem Ҫeku, i akuzuar se ka bёrё plagjiaturё nё temёn e doktoraturёs, akuzё e cila ёshtё vёrtetuar mё pas.

Si dhe, Beqir Sadikaj, kandidat pёr deputet nga radhёt e PDK-sё, i cili ështё akuzuar dhe vёrtetuar se ka bёrё plagjiaturё, e që pёr kёtё shkak u ul nё gradё shkencore, prej profesorit tё asocuar nё profesor asistent

Leave a Reply

Your email address will not be published.