Lajmet e fundit

Dy dëshmitarë flasin sot për rastin MTPT

Seanca gjyqësore ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin MTPT, vazhdon edhe sot me ç’rast do të jenë fjalët hyrëse të të akuzuarve tjerë dhe të avokatëve të tyre, por edhe do të paraqiten dy dëshmitarë për dëshmi.

Deputeti njëherësh edhe lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj, në fjalën hyrëse të tij në seancën e djeshme gjyqësore, për rastin e MTPT-së, ka thënë se prokuroria gjatë hetimeve ka heshtur ndaj provave, të cilat sipas tij kanë qenë në favor të tij.

Ai tha se procesi gjyqësor i tij dhe i të bashkakuzuarve të tij është vonuar për më shumë se 5 vite duke shkelur kështu të drejtat e tyre njerëzore të cilat ua garanton ligji i Kosovës dhe Konventa Evropiane.

Për këtë ai kërkoi që atyre të mos iu bëhet përsëri shkelje dhe t’iu jepet koha e mjaftueshme për t’i paraqitur provat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.