Lajmet e fundit

Dy emigrantë mbyten, 108 shpëtohen nga rojet bregdetare në brigjet e Libisë

Dy emigrantë të cilët u përpoqën që të arrinin në Europë, kanë humbur jetën në brigjet e Libisë, ndërsa sipas rojeve bregdetare, 10 persona mungojnë dhe më shumë se 100 të tjerë janë shpëtuar.

“Kemi shpëtuar 108 njerëz, dy kanë humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur,” tha koloneli roje bregdetare Ashraf al-Badri, transmeton Gazeta Blic.
“Anija ishte pothuajse tërësisht nën ujë, 10km larg qytetit Janzour, në perëndim të Tripolit,” shtoi ai.

Libia, për katër vite me rradhë ka qenë një ndër shtëget kryesore të emigrantëve që duan të arrijnë në Europë, por që nga rënia e Gadafit, kontrabandistët kanë rritur bizneset e tyre.

Në fillim të këtij muaji, roje bregdetare italiane tha se kishte shpëtuar më shumë se 4,600 njerëz që udhëtonin nga brigjet e Libisë, transmeton Gazeta Blic.

Në fund të nëntorit, Organizata Ndërkombëtare për Migrim, ka raportuar se rreth 860 mijë emigrantë kanë arritur në Europë, por më shumë se 3,500 kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.